TOP 6 Destinations
Lugina e Shalës, një zonë e virgjër lumore, e cila vetëm së fundmi është futur në guidat e agjencive turistike, po tërheq një vëmendje të veçantë, për shkak të natyrës së paprekur dhe mundësive të shumta që ofron.Grykëderdhja e lumit të Shalës në liqenin e Komanit është kthyer në një nga destinacionet më tërheqëse lumore të Alpeve shqiptare. Izoluar nga majat e larta, rrjedha e vrullshme e ujit të kaltër të Shalës i ofron aventurierëve një panoramë nga ato që ngjajnë me Tajlandën e largët.
Thethi gjendet në mes të Alpeve me një bukuri mahnitëse, në Veri të Shqipërisë, shtatëdhjetë kilometra nga qyteti i Shkodrës, i mbrojtur nga tre malet Radohima, Sheniku, Papluku, me lartësi mbi 2500m mbi nivelin e detit. Lugina e lartë e Thethit, një nga zonat më të veçanta të këtyre alpeve, ndodhet 750 deri 950 m mbi nivelin e detit, me një sipërfaqe prej 2630 hektarësh. Fshatrat e kësaj zone shtrihen në të dy anët e lumit nga Okoli deri në Grunas, ku spikasin shtëpitë karakteristike që të gërshetuara me sfondin alpin, të shfaqen si peizazhe të papërsëritshme dhe të papara ndonjëherë. Thethi si park zoologjik natyror quhet i tillë nga banorët dhe nga vizitorët, pasi ka një hapësirë të admirueshme, e cila i ofron kushte të mira jetese disa llojeve të ndryshme të kafshëve të egra.
Tamarë,Lëpushë- këtë fshat rrallë zë bora, ndonëse vendbanimi është në thellësi të
maleve. Këtë gjë e tregon edhe bimësia, kryesisht mesdhetare me sherbelë e
trumzë dhe dushqe të ndryshme, duke munguar ahu dhe pisha si drurë
karakteristikë për luginat alpine. Të zë syri gjatë luginës shegë të egra. Lumi
i jep bukuri fshatit. Në Cem mund të gjuhet troftë e mrekullueshme. Disa
shpella, si: Nënfateshë, e Bunëve të Maçurkut, Lugjeve te Bardhit, etj., i
përkasin kohës parahistorike të Arbërit. Shpella me turistike deri tani është
ajo e Malqe Gradës, 1,165 m mbi nivelin e detit, me gjatësi rreth 310 m.
1. Gadishulli i Karaburunit – Karaburuni ndodhet midis Gjirit të Vlorës në Lindje dhe Detit Jon në Perëndim. Gadishulli i Karaburunit është gadishulli më i madh i jugut të Adriatikut lindor dhe një nga pikat më strategjike në rrafshin ushtarak, që ndan Kanalin e Otrantos midis Shqipërisë dhe Italisë. Lartësia e Karaburunit shkon nga 15-30 m deri në 800 m mbi nivelin e detit. Pikat më të larta janë Maja e Flamurit (826 m) e ajo e Caderes (839 m). Për të gjithë të apasionuarit e zhytjes ofrohen shtigje nënujore për të parë boten unike dhe pasuritë nënujore. Po kështu një rëndësi kanë edhe studimet e ndryshme nga partnerë ndërkombëtarë dhe eksperët vendas, të cilat e cilësojnë zonën e mbrojtur Karaburun-Sazan në parametra të kënaqshme për sa i përket peshkut, cilësisë së lartë të ujit dhe monitorimit e kontrollit që ka në zonë.
Gjiri i Gramës, Gjiri i Gjipesë – Gjiri i Gramës ndodhet në rrëzë të shpatit perëndimor, shumë të thiktë të tij, pranë Orikumit. Emri i Gramës është i lidhur në mënyrë të qartë me mbishkrimet e gdhendura që në antikitet. Mbishkrimet shkëmbore janë të shumta në gjirin e Gramës; aty numërohen më shumë se 1500 mbishkrime. Mbishkrimet greke janë më të lashta dhe u takojne shekujve të fundit para Krishtit, të pasuara nga disa mbishkrime latine të periudhës perandorake, para se greqishtja mesjetare të ishte mbizotëruese me mbishkrime që në të shumtën e herëve i drejtohen Jezu Krishtit. Për këtë arsye, Gjiri i Gramës konsiderohet si “ditari më i pasur shkëmbor” në Parkun Kombetar Detar Karaburun Sazan.
Gjiri i Krorëzit, Gjiri i Kakomesë – Nëse ka mbetur ndonjë plazh i virgjër në rivierën shqiptare, padyshim që ky është plazhi i Krorëzës.
Në këtë plazh të magjishëm që ndodhet shumë pranë Sarandës mund të shkohet vetëm me varkë ose me këmbë. 500 metër në jug të plazhit të Krorëzës, ndodhet edhe plazhi i Kakomesë.
WhatsApp us